Evi Reçi
Evi Reçi është këngëtare e njohur. E lindur në Durrës, por asnjëherë nuk ka jetuar në Shqipëri. Kur ka pasur vetëm dy vjet, ajo me prindërit udhëton drejt Greqisë duke jetuar për një kohë në Athinë. Më vonë udhëton drejt Italisë për të mbaruar studimet në Firence. Ndonëse jetoi prej kohësh në Firence, Evi Reçi nuk i ka munguar skenës së festivaleve shqiptare.