Premiera e filmit ”Në kuadër të dashurisë”, një sukses në Britaninë e Madhe!

“Në Kuadër të Dashurisë” pati premierën e tij në Britaninë e Madhe duke shënuar një tjetër sukses të jashtëzakonshëm. Publiku shqiptar në Londër dhe Birmingham u mbërthye nga humori frymëzues i filmit dhe elementët romantik të tij duke e cilësuar atë si një iniciativë pozitive për kinemanë shqiptare dhe një emocion të shtuar që një film shqiptar shfaqet për herë të parë në Britaninë e madhe.

Reagimet pozitive të publikut po i japin filmit një vlerësim të lartë, duke e bërë “Në Kuadër të Dashurisë” një sukses të padiskutueshme në botën e kinematografisë. Turneu nëpër botë i filmit më të shumëpritur nga shqiptarët sapo ka nisur dhe ka marrë vëmendjen dhe zemrat e shikuesve me historinë e tij dhe kastin fantastik të aktorëve.

Më datën 13 nëntor skuadra e “Në Kuadër të Dashurisë” do të shkojë në Zyrih të Zvicrës për të ndarë emocionet dhe suksesin e filmit me publikun artdashës atje. Po ashtu, shfaqja e filmit “Në kuadër të Dashurise”, bëri bashkë në kryeqytetin e Malit të Zi, shqiptarët e Podgoricës, Ulqinit, Tivarit, Tuzit dhe Plavës e Gucisë, mbrëmjen e djeshme. 

Nata e parë e prezantimit të filmit, prodhim i “Top Channel Films”, kishte një interesim të lartë të shqiptareve të cilët mbushën sallën e Cineplexx. Sidomos për të rinjtë, shfaqja e këtij filmi është një ngjarje shume pozitive sepse mungon vëmendja ndaj shqiptarëve atje.

Ata thonë se ky është filmi i parë shqip që shfaqet në Podgoricë. “Në kuadër të dashurisë” do të shfaqet gjatë gjithë ditëve në vazhdim në sallën e Cineplexx në kryeqytetin e Malit të Zi, në Podgoricë.

a
a

Apparently we had reached a great height in the atmosphere, for the sky was a dead black, and the stars had ceased.

fb. tw. ig.