Premiera e filmit “Në Kuadër të Dashurisë” pushton rrjetin e njohur të kinemave në Itali!
Premiera e filmit “Në Kuadër të Dashurisë” për shqiptarët e vendit fqinj u mbajt më 16 nëntor në UCI Cinema në Romë, Milano, Frienze, Bari e Torino. Sallat u mbushën plot e për plot për të parë filmin e realizuar nga Top Channel Films, pjesë e Top Media.
Me një humor të sofistikuar komedia romantike kapërceu çdo pritshmëri edhe në Itali, pas një sërë premierash të tjera ndërkombëtare të suksesshme. Në faqjen zyrtare të UCI Cinema, https://www.ucicinemas.it/, ju mund të gjeni biletat dhe oraret për ditët në vazhdim, pasi pritet që filmi të qëndrojë për një kohë të gjatë në rrjetet e kinemasë.
Ndërsa vetëm një ditë më vonë, sot më 17 nëntor, Suedia do të hap sallat e kinemasë për të gjithë shqiptarët që me padurim presin të shfaqet filmi më i përfolur me personazhet më të dashur të momentit. Gjithashtu në Belgjikë e Luksemburg për shkak të kërkesave të shumta do të ketë shfaqje të filmit edhe këtë javë ku orarin e listuar sipas sallave përkatëse mund ta gjeni fare lehtë në faqen zyrtare të Top Channel films.
Mos e humbisni shansin për të ndjekur filmin shqiptar më të shikuar të vitit.