Drilon Hoxha

Drilon Hoxha është aktor shqiptar. Lindi në Berat më 16 Qershor të vitit 1991,pas disa vitesh shpërngulet bashkë me familjen në Tiranë. Vazhdoi shkollën e mesme në liceun artistik “Jordan Misja” për pikturë dhe më pas studimet e larta për regji-aktrim. Në vitin 2008 në moshën 17 vjeçare konkuroi për herë të parë në një spektakël televiziv “TI VLEN”. Mori pjesë si një imitues ku u vlerësua nga një juri që vuri në dukje talentin e tij mbi imitimin dhe humorin dhe vazhdoi këtë garë deri në gjysmë finale. Disa vite më vonë në moshën 19 vjecare merr pjesë në një tjetër spektakël, “GOT TALENT”,përsëri si imitues por kësaj radhe beat box-i ishte pika e tij më e fortë që e shoqëronte gjatë imitimit dhe ku u kualifikua deri në finale. Po atë vit Drilon Hoxha përzgjidhet në një nga spektaklet më të mira të humorit “PORTOKALLI” me personazh kryesor Sali Berishën. Aty qëndroi për një sezon të plotë. Ndërkohë dëshira e tij më e madhe ishte të realizonte filmin e parë të tij dhe erdhi me një filmi të zhanrit komedi “Çimi”, ku premiera u mbajt më 9 gusht 2013. Dy vite më vonë më 22 tetor 2015 Drilon Hoxha vjen me filmin e parë aksion në Shqipëri, “Drejt fundit”, si regjisor dhe aktor protagonist në të njëjtën kohë. 2015-ta shënon hapjen e produksionit të tij filmik “D.H production”.

a
a

Apparently we had reached a great height in the atmosphere, for the sky was a dead black, and the stars had ceased.

fb. tw. ig.