Lorenc Kaja

Lorenc Kaja, i diplomuar për Aktor në Akademinë e Arteve Dega Aktrim, pjesëmarrës në shumë shfaqje në skenë si aktor, në komedi dhe dramë. Gjithashtu pjesëmarrës edhe në disa filma si aktor dhe ass.regjisor. Aktualisht punon si regjisor në Top Channel. Shtator 2000 – Korrik 2004 ka studiuar në Universitetin e lartë të Arteve, Departamenti I Aktrimit Tiranë. Titulli I akorduar Aktor, Tema e diplomës Tragjkomedia “Kopshti me Dallandyshe”, roli i Stavros. Vlerësimi 10.

Eksperienca si regjisor në filmat artistikë si:

Ass.regjisor në filmin “Tirana viti Zero”. Me regi të Fatmir Koçit. Ass regjisor në filmin “Nata pa hënë. Me regji të Artan Minarrollit. Ass regjisor në filmin “Mao Ce Duni”, me regji të Besnik Bishës.

Eksperienca si aktor në filmat artistikë:

Aktor ne filmin “Nata pa hënë. Me regji të Artan Minarrollit, në rolin e ushtarit të kufirit. Aktor në telenovelën “Njerëz dhe fate”, me regji të Ylli Pepos, në rolin e trafikantit të pasaportave. Aktor në telenovelën “Tingulli i heshtjes”, në rolin e Fatmirit. Aktor në filmin “Gjurmë Pa Shenjë”, me regji të Maxim Aladinit, në rolin e gjyshit të Padrinos së drogës dhe trafikut. Aktor në serialin “Katrori i pushtetit”, me regji të Bert Budinës, në rolin e policit. Aktor në filmin “Ego” me regji të Drilon Hoxhës, në rolin e kamarierit. Aktor në filmin “5 Herë Jo”, në rolin e regjisorit që pushohet nga puna. Aktor në filmin “Tryeza e Zezë” me regji të Dionis Papadhimitrit, në rolin e Darios, krahu i djathtë i personazhit kryesor. Aktor në filmin “Guximi” me regji të Drilon Hoxhës, në rolin e Elisit.

Eksperienca si aktor në skenë:

Aktor në dramën “Nata pa hënë”, me regji të Hervin Çulit, në rolin e Partizanit. Aktor në komedinë “Udhëtimi pa vizë i një Alieni”, me regji të Hervin Çulit, në rolin e policit. Aktor në komedinë “Gomonia” me regji të Gëzim Kames, në rolin e djalit. Aktor në dramën “Prometeu i Lidhur”, me regji të Gëzim Kames, në rolin e njeriut të egër. Aktor në tragjedinë “Romeo dhe Zhulieta”, me regji të Kiço Londos, në rolin e shërbëtorit. Aktor në komedinë “Gratë në Parlament” me regji të Elma Doresit, në rolin e Kremsit. Aktor në komedinë “Karnavalet e Korçës” me regji të Elma Doresit, në rolin e profesor Jani Lacit. Aktor në komedinë “Te çmendur pas parave” me regji të Elma Doresit, në rolin e dedektivit Slater. Aktor në komedinë “14 vjeç dhëndërr” me regji të Elma Doresit, në rolin e Trimit. Aktor në tragjikomedinë “Tri mendje në ankand” me regji të Elma Doresit, në rolin e të huajit. Aktor në komedinë “Nusja në thes” me regji të Elma Doresit, në rolin e Thepit.

Eksperiencë në Radio si Regjisor dhe Bashkëpunëtor në radion Club FM, në emisionin Klubi i mëngjesit, për një vit. Eksperiencë në TV si regjisor në Al Sat dhe më pas Albanian Screen për një periudhë 12 vjeçare. Regjisor i disa emisioneve sportive, kulturore politike.

a
a

Apparently we had reached a great height in the atmosphere, for the sky was a dead black, and the stars had ceased.

fb. tw. ig.