Xhevahir Zeneli

Aktori i njohur dhe shumë i dashur për publikun Xhevahir Zeneli ka lindur më 10 mars të vitit 1961 në Kolonjë. Në vendin e tij të lindjes do të përfundonte edhe studimet bazë ku edhe do të spikaste që i vogël me humorin e tij të veçantë. Në vitin 1985 do të kryente studimet e larta për dramaturgji në Institutin e lartë të Arteve.

Ende duke ndjekur studimet dhe pa i përfunduar ato, aktori angazhohet në projekte kinematografike në të cilat do të spikaste si një aktor shumë dimensional dhe për shkak të talentit dhe përkushtimit projekte të tjera do ti propozoheshin dhe besoheshin. Pavarësisht se pasi përfundoi studimet u emërua pranë trupës profesioniste të Estradës së Tiranës, Xhevahir Zeneli duke qenë se ishte aktor që përshtatej edhe me komedinë por edhe me dramën realizoi role që i përkisnin të dyja zhanreve.

Edhe sot aktori vazhdon të jetë aktiv në jetën artistike duke interpretuar në skenë. Për rolet që ka realizuar, sidomos në kinematografi, shpeshherë është vlerësuar edhe me çmime të ndryshme në festivalet e kinematografisë të zhvilluara vite më parë në vendin tonë. Disa nga rolet më të spikatura të aktorit Xhevahir Zeneli janë në filmat: “Shkëlqim i përkohshëm”, “Kush vdes në këmbë” 1984, “Kur hapen dyert e jetës” 1986, “Rrethimi i vogël” 1988, “Stolat në park” 1988, “Pas fasadës” 1992, “Të gjallë apo të vdekur” 1992, “Maya” 2011 e shumë të tjerë.

Aktulisht është bërë pjesë e spektaklit të humorit Al Pazar.

a
a

Apparently we had reached a great height in the atmosphere, for the sky was a dead black, and the stars had ceased.

fb. tw. ig.