Donald Veshaj

Donald Veshaj ka shfaqur një interes të hershëm për artin dhe vendosi të ndjekë një karrierë në këtë fushë.

Ne moshën 18 vjecare nisi studimet në Akademine e arteve për pikturë ku ka zhvilluar aftësitë e tij dhe ka eksploruar fusha të tjera të artit vizual i cili mbetet pasioni i tij më i madh dhe është aktiv me studion e tij te arkitektures.

Në vitin 2015 aikishte një kthesë në karrierën artistike ku veç pikturës nisi të eksperimentoj si aktor duke ju bashkuar vëllait të tij binjak i cili ishte pjesë e emisionit të humorit “Al Pazar”. Në këte emision ka patur role shumë të rëndësishme të cilat shpejt, u kthyen ne rolet më te dashura per publikun.  Gjatë kohës së karrierës së tij si aktor, ai ka marrë pjesë në shumë projekte të ndryshme televizive. Ne vitin 2018 ne emisionin “Treshat” nisi edhe rrugetimi i tij si moderator. Më pas me “binjakët” si moderator dhe autor.

Ne vitin 2021 ai mori pjesë në reality Show-n “Big Brother” duke u kthyer në një nga personazhet më të dashura shqipëtare.

Vec ketyre Donald Veshaj është i njohur edhe si kengetar duke sjelle ne treg kenge te cilat u kthyen menjëherë në hit-e duke numëruar miliona klikime.

Prej vitit 2022 është moderator i emisionit “më lër të flas” në Top Channels.

Donald Veshaj ka ndjekur një rrugë të shumanshme dhe ka shfaqur një pasion të vërtetë për artin dhe performancën.

Pas shumë eksperiencave në fusha të ndryshme ai performon për herë të parë në rolin e protagonistit në filmin “5 here jo” duke treguar edhe njëherë aftësitë e tij artistike dhe krijuese por dhe si producent.

Karriera e tij është një shembull i ndjekjes së pasioneve dhe eksperimentimit në disa fusha të ndryshme të artit dhe të mediave.

a
a

Apparently we had reached a great height in the atmosphere, for the sky was a dead black, and the stars had ceased.

fb. tw. ig.