Bora Zemani

Bora Zemani është një personalitet i njohur në mediat shqiptare, me një karrierë që përfshin artin dhe televizionin. Bora është ngjitur në skenën artistike që në moshën e hershme, duke manifestuar pasionin dhe talentin e saj në mënyra të shumta. Ajo ka ndjekur një rrugë të përkushtuar në edukimin e saj, duke arritur suksese të shumta në fusha të ndryshme. Ne  moshën 12-vjeçare, pasioni per baletin klasik e çoi drejt Shkollës së Baletit ku dhe zhvilloi një bazë të fortë artistike per te  vazhduar me pas studimet ne Liceun Artistik, dega kanto.  Me pas u diplomua për shkenca politike dhe master ne marëdhëniet ndërkombëtare.

Karriera e saj filloi shumë herët, në moshën 16-vjeçare, me prezantimin në Top Fest në vitin 2008, ku u nominua per cmimin “best new artist.” Me kalimin e kohës, eksperienca dhe  talenti I saj janë rritur, duke I  dhënë mundësinë të shkëlqeje në programe të ndryshme televizive.

Ajo e nisi rrugën e saj në TV ne vitin 2009 si velinë në emisionin “Fiks Fare,” por shpejt u afirmua si moderatore në emisione të ndryshme televizive që në vitin 2010.

Disa prej emisioneve më të ndjekura kanë qënë “Goo Izzy,” (2012)  “Fan Zone,” (2015-2019) “Guximtarët,”(2017) në të cilën ishte dhe autore e programit, “Kënga Magjike,”(2018) “Treshat,”  (2019-2020).

Bora Zemani ka luajtur një rol të rëndësishëm si moderatore e programit të dashurisë “Përputhen” në Top Channel, ku fitoi edhe më shumë popullaritet nga ky emision që ishte më i ndjekuri në Shqipëri në atë periudhe.

Aktualisht Bora Zemani është një pjesë e rëndësishme e ekipit të “Dancing with the Stars” në rolin e moderatores.

Përveç karrierës televizive, vlen të përmendim  eksperiencën edhe si aktore në filma me metrazh të shkurtër dhe të gjatë, duke shtuar një dimension të ri në portofolin e saj  artistik. Në sferën e prodhimit, me filmin “5 herë jo” ka bëre debutimin e parë si aktore protagoniste dhe duke treguar aftësi menaxhimi si producente. Bora Zemani ka arritur të bëhet një figurë e njohur dhe e respektuar në mediat shqiptare dhe ka shfaqur një shtrirje të gjerë të talentit në shumë fusha të artit dhe të mediave. Biografia e saj është një rrugë e përkushtuar ndaj artit dhe shfaq një pasion të vërtetë për punën që ajo bën.

a
a

Apparently we had reached a great height in the atmosphere, for the sky was a dead black, and the stars had ceased.

fb. tw. ig.