Mehmet Xhelili

Lindi ne Fier më 26 mars 1962.

I diplomar si regisor në Akedeminë e Arteve në vitin 1987, e filloi karrierën e tij si asistent regjisor me Kinostudion “Shqiperia e Re” ku punoi deri në vitin 1990, dhe më vonë si pedagog i regjisë në Fakultetin e Artit Skenik, në Akademine e Arteve

Ai ka nje veprimtari të pasur me mbi 20 shfaqje në institucione teatrore në githë vendin.

Firmën e tij regjisoriale mbaine shfaqie duke filluar me projektin e pare në komedinë e Joneskos “Kengetarja Tullace” (1994).

Me pas, “Karriket” (2000) “Leksionit” (2003) “Jenesko kapricoja skenike”‘”Kepucet ” “Kapitulli

I Dyte”, “Art’, “VIlazeri e interesa”, ” Magjia e Veres se Kuge”” Rini e cmendur” “Zysh e dashur” “Klithma e nje nene te marre”” I burgosuri i katit te pesembedhiete”‘ ‘Loteu i stineve” etj.

2 vite  me vonë vendos në skenë në Akademinë e Arteve dramën “Kneb” (1996) e Horge

Goldenberg . Me studente te tij ka realizuar disa projekte regjisorjale me veprat e Joneskos,

Ibsenit dhe Strinbergut.

Ne komedinë “Kapitulli i dytë” të Neil Simon vënë në skenën e Teatrit Kombetar në vitin 2003, përhapi anët liriko-poetike te saj, duke i dhënë ato nëpermjet vlerësimit të lëkundjeve shpirtërore të protagonistëve Ndricim Xhepa dhe Luiza Xhuvani.

Në vitin 2004 me teatrin “Bylis” të Fierit vendos në skenë tre komedi me një akt të Kristo Flogit nën titullin “VIlazeri dhe interes”. Ndërsa në vitin  2007 vuri në skenë dramën ruse “Zonjushë e dashur” e shkruar ne vitin 1985. Si aktor ka interpretuar në disa nga projektet e tij, rolet e protagonistëve si plaku në “Leksioni” dhe profesori në “Karriket” , sikurse edhe rolin e një kapiteni në “Vdekia aksidentale e një anarkisti” të Dario Fo-se. Ne  2008 luan në “Kamarieri memec” e Harold Pinter.

Ka një pjesëmarrje të gjërë në takime kombëtare dhe ndërkombëtare. Mban titullin Profesor i Asociuar. Ne vitin 2005, është shpallur regjisori më i mirë i vitit nga Akedemia KULT.

a
a

Apparently we had reached a great height in the atmosphere, for the sky was a dead black, and the stars had ceased.

fb. tw. ig.