Enisa Hysa
Enisa Hysa, lindur më 11 Prill 1999 në Tiranë, është një prej emrave të brezit të ri të aktorëve, qe po rritet vazhdimisht në botën e artit. Në fëmijeri ka ëndërruar të ndiqte rrugën per t’u bërë balerinë, gjë të cilën nuk mundi ta vazhdonte. Dëshirën për të qenë pjesë e skenës e ndoqi duke studiuar Aktrim në Universitetin e Arteve. Debutin e saj në teatër e pati në moshën 20 vjeçare. Prej asaj kohe është shfaqur çdo vit në skenat më te rëndësishme të kryeqytetit duke përfshirë Teatrin Kombetar. Disa nga shfaqjet e saj më të spikatura janë “Hello, I am Mephisto”; “Valët”; “Përvjetori i Ditëlindjes”; “Pa Zë”.
Në moshën 21 vjeçare pati debutin e saj në kinema me adaptimin filmik të romanit “Shkëlqimi dhe rënia ë shokut Zylo” dhë me “Nji prej Nesh”. Gjithashtu, prej moshës 19 vjeçare, ka qenë pjesë e otës së kinemasë nëpërmjet projekteve filmike të metrazhit të shkurtër.